Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 33 vjeçari nga Burreli, pritet ekstradimi

18:53 / January 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
interpol
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

33-vjeçari S.L banues në Burrel ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme.

33-vjeçari u arrestua në Suerekë , nga Njësia Speciale Fast Kosova në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Fast Albania.

Për shtetasin S.L në datën 08.11.2019, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, ka caktuar masë sigurimi “Arrest në burg” për veprat penale ”Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Informacioni-Vijon bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacionit me homologët dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, për lokalizmin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës, Fast Albania dhe Fast Kosova është  bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Policia e Shtetit.

Nga Njësia Speciale Fast Kosova, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Fast Albania, u arrestua në Suarekë, Kosovë, shtetasi shqiptar S. L., 33 vjeç, banues në Burrel.

Për këtë shtetas, në datën 08.11.2019, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, ka caktuar masë sigurimi “Arrest në burg” për veprat penale ”Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

“Më datë 17.10.2019, Policia e Komisariatit Mat ka marrë informacion se në lagjen “Pjetër Budi”, në Burrel, po ndodhte një konflikt mes disa personave.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur hetimet për verifikimin e rastit.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi S. L., në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, dyshohet se për shkak të një konflikti të hershëm, nën kërcënimin e armës ka marrë me forcë në automjet, një shtetas, dhe më pas e ka dërguar në një banesë në fshatin Batër e Madhe, Burrel.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë së Matit u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi  i  armës së zjarrit tip kallashnikov që ishte përdorur nga këta shtetas”.

Interpol Tirana vijon punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Atentati ndaj Viktor Bardhit, autorët s’u kapën nga kamerat e sigurisë! Dyshohet se u ndihmuan nga të tjerë, asnjë provë në mjetin që u gjet i djegur

12:09 / September 4, 2026

Goditen dy raste prostitucioni në Tiranë, në pranga dy vajza nga Brazili dhe një nga Kolumbia

09:34 / September 4, 2026

Aksident i rëndë në Durrës, automjeti përplas një grua teksa po kalonte rrugën

19:22 / September 3, 2026

Pronari i “Delta” në konflikt me Vasil Bedinajn, i shkoi në hotel bashkë me personat e armatosur

16:18 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.