Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

I shpëtoi atentatit me 4 plumba në sy të fëmijëve, arrestohet Edison Begaj në Vlorë

21:11 / June 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 60b371e4f0b0d
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edison Begaj, i cili u plagos disa dite me pare në Vlorë, është shoqeruar në Polici ditën e sotme, pas një aksioni blic ku moren pjesë Policia e Vlores dhe RENEA.

Edison Begaj është personi i cili u plagos pak dite me pare teksa po kthehej në shtëpi. Ai u qëllua me pistoletë në sy të fëmijëve nga një person i maskuar si polic.

Begaj, 38 vjeç, është qëlluar me pistoletë nga një person i veshur me uniformë policie, që i afrohet në këmbë. Drejt Begajt u qëllua pesë herë, mirëpo fatmirësisht për të katër plumba e prekën në këmbë duke e lënë të plagosur.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 29 majit teksa e gjithë skena është parë nga dy fëmijët, të cilët ishin ulur në sediljen e parë të makinës së Begajt.

Pasi u plagos, Begaj është dërguar në spital nga bashkëshortja. Çifti ka lëvizur bashkë me fëmijët duke pasur frikën e një atentati të dytë.

Kush është Edison Begaj? Policia dyshon se Begajt iu bë atentat për ta vrarë për “larje hesapesh” ose “prishje pazaresh droge”.

Më 18 maj 2020 Begaj rezulton të jetë përfshirë në listën e “Operacionit Forca e Ligjit” si person i dyshimtë për paratë dhe pronat e tij.

Ndërkohë gjashtë vite më parë, më 19 mars 2015 ai dyshohet të jetë përfshirë gjithashtu në një përplasje me armë me policinë. Ai së bashku me tre persona dyshohet se po transportonin drogë me një makinë dhe kanë kundërshtuar me armë arrestimin.

Në vitin 2008, Begaj rezulton të jetë arrestuar së bashku me gjashtë persona të tjerë si pjesë e një grupi që trafikonin drogë dhe armë në zonën e Vlorës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fshehur mes trëndafilave/ Kapen 100 kg kokainë në Aeroportin e Athinës, në pranga 6 persona. Shumica shqiptarë

10:07 / September 10, 2026

Një i vdekur dhe tre të plagosur pasi ranë në kontakt me rrymën, Policia ndalon zyrtarët e Bashkisë Tropojë

12:11 / September 9, 2026

Shisnin drogë pranë gjimnazeve, lihen në burg 20 personat e arrestuar

16:39 / September 8, 2026

Zbardhet dinamika e vrasjes në Shkodër/ Sherri nisi në mesnatë, autori me pistoletë shkoi në banesën e viktimës

12:40 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.