Përmes disa mesazheve në Facebook, Rama ka publikuar ngjarjen që i ka ndodhur një çobani.
Në mesazhet, çobani tregon se pas shtrimit të rrugës në fshatin e tij, një makinë ka kaluar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e tij dhe të një familjari dhe i ka shtypur 70 kokë dele.
Pas kësaj ngjarje ai i ka kërkuar Ramës identifikimin e autorit por edhe rikuperimin dëmit që sipas tij është kolosal për familjen e tij.
Por çobanit nga fshati Kote i Vlorës, i ka ndodhur një e mirë. Një zotëri misterioz ia ka kompensuar të 70-të delet duke ia dërguar në shtëpi. Por sërish ai për gjithë këtë falënderon kryeministrin Edi Rama.