Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Blushi me mbështetësit e PL-së: Më 11 Maj çlirojmë Elbasanin nga bandat

16:47 / January 25, 20254 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 whatsapp image 2025 01 25 at 135951 1737813620
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi zhvilloi këtë të shtunë një mbledhje me strukturat në Elbasan, ku tha se ky qytet më 11 maj do të çlirohet nga bandat. ”Aq i fortë është kontrolli i bandave sa këtë e vërteton fakti se në Elbasan sheh më shumë policë në rrugë se sa qytetarë, por ku policët për fat të keq të ngjasojnë me ata dordolecat që i vendosin në arra për të trembur sorrat, se janë aty për të raportuar tek krimi dhe jo për të garantuar rendin dhe sigurinë publike”,-tha Blushi.

Pjesë nga fjala

”Qendra” e Elbasanit u spostua nga Edi Rama në Xibrakë sepse për Narkoqeverinë Elbasani është konsideruar veçse si një nyje e rëndësishme e rëndësishme e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe jo jo si një zonë me potencial të madh për zhvillimin dhe mirëqënien e qytetarëve. Edhe përgjimët e bëra së fundmi publike të SKYEnchro chat vërtetuan denoncimmet e drejta të Partisë së Lirisë dhe të Opozitës, se në gjithë këto vite Shef Komisariati, Drejtor i Tenderave, Drejtor i Arsimit, Drejtor Spitali apo edhe Drejtor i Komunales në Elbasan ka qenë Taulant Balla, i cili me bekimin e Edi Ramës e dorëzoi qytetin në duart e bandave që sot po bëjnë ligjin.

Aq i fortë është kontrolli i bandave sa këtë e vërteton fakti se në Elbasan sheh më shumë policë në rrugë se sa qytetarë, por ku policët për fat të keq të ngjasojnë me ata dordolecat që i vendosin në arra për të trembur sorrat, se janë aty për të raportuar tek krimi dhe jo për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.

Elbasani është i përqendruar te sektori i bujqësisë që zë gati rreth 40% të ekonomisë të këtij Qarku dhe ku sipas të dhënave më të fundit janë punësuar rreth 62% e fuqisë aktive puntore, por edhe më tronditëse është se nga gjith ky Qark që e ka ekonominë të përqëndruar te bujqësia, produktet e fermerëve të Elbasanit furnizojnë jo më shumë se 2% të tregut vendas me prodhime, sepse fokusi nuk ka qenë kurrë prodhuesi vendas, nuk ka qenë kurrë fermeri I Elbasanit, por vetëm importi që ka i detyruar sot edhe vetë fermerët në Elbasan të furnizohen apo ushqehen më produkte importi dhe jo me produktet që ata deri dje prodhonin.

Vetë protestat e fermerëve në Qarkun e Elbasanit, që me drejtë ngrejnë zërin dhe shqetësimin për mungesën e tregut për shitjen e prodhimeve të tyre vërtetojnë këtë që unë them. Të gjithë fermerët e dinë se si në këto 12 vite rimbursimi i TVSH për imputet bujqësore u ul nga 20% në 6%! Se si është përngjysmuar numri I krerëve të lopëve, se si qumështi pluhur nga Serbia ka përmbytur tregun.

Nafta në vend të subvenciononte traktorin e fermerit të Elbasanit ka përfunduar si tollon në veturat e drejtorëve banditë të Edi Ramës në Elbasan. Pra 12 vite pa asnjë orientim, pa asnjë subvencion, mijëra fermerë kanë falimentuar në Elbasan dhe janë detyruar të braktisin tokat e tyre.

Bujqësia është 1 nga 5 prioritetet tona kryesore, sepse ne besojmë se duke mbështetur fermerin në Elbasan, ne kemi mbështetur mijëra familje që sot, jo vetëm janë të braktisur dhe të harruar nga shteti, por që shohin si të vetmen zgjidhje largimin nga vendi.

Falë këtij programi ne do tju mundësojmë të gjithë fermerëve në këtë Qark:

✅️Do të rritim me 5-fish financimin për Bujqësinë e Blegtorinë.
✅️Do ta ulim TVSH për prodhimet bujqësore dhe blegtorale në 5%.
✅️Do t’i dhurojmë 10 MIJË EURO fond çdo familje fermere në qarkun e Elbasanit që hap një biznes bujqësor familjar dhe do ta përjashtojmë për 5 vite nga taksat e tatimet.

Elbasan pl Tedi Blushi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet e para

12:47 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.