Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

I tha ChatGPT-së se do të vriste ish-të dashurën, aplikacioni njofton FBI-në, 25 vjeçari shmang burgun

12:21 / August 16, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 25-vjeçar nga Florida përfundoi në duart e autoriteteve pasi i tregoi ChatGPT-së se planifikonte të vriste ish-të dashurën. OpenAI njoftoi FBI-në, e cila më pas ia referoi rastin autoriteteve lokale.

Sipas hetuesve, Darren Zhou, ish-analist në një bankë, iu drejtua ChatGPT-së në mars, pasi ishte ndarë nga e dashura me të cilën kishte qenë në lidhje për gjashtë muaj. Fillimisht ai foli për ndarjen, xhelozinë ndaj burrave që e rrethonin ish-partneren dhe dëshirën për t’u rikthyer me të.

Me kalimin e bisedave, mesazhet morën një tjetër drejtim. Sipas autoriteteve, Zhou përshkroi plane për përdhunimin dhe vrasjen e ish-të dashurës, si edhe për vetëvrasje pas krimit. Kërcënimet e tij u zgjeruan edhe ndaj familjes së 21-vjeçares.

OpenAI lejon shqyrtimin e bisedave nga punonjësit dhe njoftimin e autoriteteve kur konstatohet një rrezik serioz për persona të tjerë. Në maj, FBI-ja ia përcolli bisedat Zyrës së Sherifit të Qarkut Palm Beach. Një efektiv që i analizoi ato arriti në përfundimin se mesazhet nuk ishin shpërthime të paqarta emocionale, por tregonin një model planifikimi.

Ish-e dashura deklaroi se ishte ndarë prej tij për shkak të sjelljes së tij të çrregullt, xheloze dhe kontrolluese. Sipas policisë, pas ndarjes Zhou e përndoqi me telefonata, mesazhe dhe komunikime kërcënuese në rrjetet sociale.

Ai u arrestua në maj dhe u lirua dy ditë më vonë kundrejt një garancie prej 100 mijë dollarësh. Prokuroria e akuzoi për përndjekje të rëndë, kërcënime me shkrim për vrasje dhe përdorim të paligjshëm të telefonit celular.

Më 13 gusht, Zhou u deklarua fajtor për të tria akuzat dhe arriti një marrëveshje me prokurorinë që i shmangu burgimin. Gjykata e dënoi me tetë vjet shërbim prove dhe vendosi ndaj tij një sërë kufizimesh.

25 vjecari chatcpt Dashuren fbi vriste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Hungari/ Autobusi me targa polake përfundon në kanal, 12 të vdekur dhe 10 të plagosur

12:04 / August 16, 2026

Ngjarje e rëndë në Itali/ 26-vjeçari godet motrën me thikë, autori humb jetën pasi bie nga dritarja e banesës

20:45 / August 15, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Universitetin e Virxhinias, pesë të plagosur

18:22 / August 15, 2026

Indonezia goditet nga një tjetër tërmet 6.9 ballë, pas tërmetit shkatërrues 7.7 ballë

17:42 / August 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.