Intervista e Loredanës në NIN nuk u prit mirë nga Mozzik, ish-bashkëshorti i saj që e quajti gënjeshtare.
Por pas kësaj, Loredana nuk e ka lënë pa përgjigje dhe ka zgjedhur të publikojë një fjalim të Oprah Winfrey që u referohet atyre njerëzve që nuk gëzohen nga triumfet e tua.
“Njerëzit nuk të pëlqejnë gjithmonë, ata nuk janë të lumtur për ty. Dhe nëse e rrethon veten me njerëz që nuk janë mësuar me suksesin tënd, ata frikësohen, sepse reflekton ndaj tyre diçka që nuk e njohin. Njerëzit që duan më të mirën për ty, duan që ti të bësh më të mirën”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e saj.
Me sa duket Mozzik futet te këta njerëz, sipas Loredanës.
