Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

I theu këmbët policit, efektivi “tradhtohet” nga Prokuroria: Ishte nervoz nga gjobat

17:53 / August 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
polici plagosje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Shqipëri mund të dhunosh lehtë këdo dhe të dalësh “i palagur” nga organet e drejtësisë.

Prokuroria e Tiranës e konsideroi rrethanë lehtësuese nervozizmin nga gjobat e shumta ndaj një qytetari, i cili kur mori masën e radhës administrative reagoi duke shtyrë policin Zeqir Musaj.

Por edhe pse polici u dëmtua mbasi ju thyen gjymtyrët, dhe teksa referimi u krye për plagosje të rëndë me dashje, akuza e ka zbutur qëndrimin ndaj autorit.

Top Channel shkruan se në mbyllje të hetimeve Ermal Mucolli u akuzua vetëm për kundërshtim të policisë, pasi akuza tjetër ‘plagosje e rëndë me dashje’, nuk u gjet e provuar.

Prokuroria thotë se polici Musaj gjatë detyrës konstatoi një automjet të parkuar në trotuar. Efektivi ka vendosur gjobë ndaj automjetit dhe në këto çaste pranë tij është afruar qytetari që i ka thënë: “mos e vendos gjobën se po pija kafenë dhe do iki menjëherë.”

Gjatë bisedës mes të dyve, efektivi është përgjigjur se ndërkohë e kishte prerë gjobën. Më pas, Ermal Mucolli është nervozuar dhe i acaruar është përgjigjur: Pse ma vendose se dje i pagova ca gjoba?

Ai ka marrë bllokun e gjobave dhe e goditi efektivin në kokë. Më pas e qëlloi me grushte e shkelma. Kjo përleshje është mbyllur me rrëzimin përtokë të efektivit Zeqir Musaj, i cili theu këmbën e u dërgua menjëherë në spital. E pavarësisht se e gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së një biznesi në zonë, Prokuroria nuk e ka faktuar dot dhunën ndaj efektivit.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Bardhi i drejtohet Peleshi: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, gjykatat në kolaps për fajin tuaj

11:37 / September 8, 2026

Zjarret në vend/ 43 vatra zjarri në 24 orë në vend, 11 mbeten aktive/ Mbrojtja: FA dhe zjarrfikësit në terren

11:27 / September 8, 2026

Kryeministri Rama pret ambasadoren e re të BE-së: Mirë se erdhe në Tiranë

11:20 / September 8, 2026

Ngërçi me pagat në drejtësi/ Administrata e Dhomës Civile në Gjykatën e Tiranës nis bojkotin, bllokon shërbimet

11:00 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.