Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

“I uroj jetë të lumtur çiftit”- Jonida Maliqi flet për herë të parë pas lajmit për lidhjen e Romeos me Aleksia Peleshin (Video)

23:47 / February 26, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
j maliqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pak javë më parë Jonida Maliqi zbuloi se ajo i kishte dhënë fund lidhjes me Romeo Veshajn prej disa muajsh, por pa dhënë shumë detaje. Ndërkohë, pas kësaj deklarate mediat zbuluan se aktori kishte nisur një romancë të re me Aleksia Peleshin, vajzën e Niko Peleshit, ministër i Mbrojtjes. Madje, raportohet se ata kanë nisur edhe bashkëjetesën.

E teksa Romeo ka qëndruar në heshtje gjatë gjithë kohës, Jonida ka folur sot për herë të parë rreth ndarjes dhe romancës së re të aktorit. Në një intervistë për “Prive” këngëtarja u shpreh se mes tyre nuk ndodhi asgjë konkrete thjeshte gjërat u zbehën. Ajo shtoi se nuk ka përjetuar asnjë dramë nga ndarja e tyre, pasi siç shtoi ka arritur pjekurinë e duhur dhe nuk i përjeton më gjërat si 15 vjeç.

“Ka qenë një histori shumë e bukur dhe përsa kohë që ishte e tillë e ndave me publikun. Siç i ndodh çdo kujt vjen një moment kur gjithçka zbehet. Më besoni, nuk ka asnjë arsye tjetër. Nuk doja të thoja fare nga erdhi, si erdhi…por ramë në një konsesus. Kur njerëzit kanë detyrime ndaj njëri-tjetrit, mund të bëjnë deridiku disa kompromise për hir të rrethanave. Në momentin kur ti je në një marrëdhënie dhe vendos të ndahesh nuk ka asnjë dramë në këtë pikë. Për më tepër kam arritur pjekurinë time që gjërat nuk i përjetoj më si të isha 15 vjeç. E di se çfarë dua, e di se çfarë më takon, edhe e di se çfarë dua të marrë sepse është marrëdhënie.”

Sa i përket romancës së re të Romeos, që nga publiku është konsideruar si një veprim i nxituar, Jonida ritheksoi se ata kanë disa muaj të ndarë. Po ashtu, ajo tha se kur dy persona ndahen, ata nuk mund të vazhdojnë të mendojnë për romancën e lënë pas, por janë në kërkim të një partneri të ri. Këngëtarja u shpreh se ka marrëdhënie miqësore me Romeon dhe  i uroi atij dhe Aleksias jetë të lumtur.

“Është një pyetje që më është dashur të bllokoj Instagramin. Është thënë edhe po e them edhe unë. Unë kisha 4 muaj që isha ndarë dhe nuk doja ta bëja publike sepse na takonte vetëm ne të dyve. Jemi ndarë si miq dhe vazhdojnë të komunikojmë. Kur një çift ndahet, partnerët janë në kërkim. Nuk ka këtu afat skadence, ti duhet të rrish dy muaj të reflektosh pse u ndave. I uroj jetë të lumtur çiftit.”

jete Jonida Maliqi Romeos te lumtur
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.