Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 41-vjeçar i cili i ka vënë zjarrin shtëpisë së të atit të tij.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Memo Meto” në kryeqytet ndërkohë që banesa është djegur tërsisht.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. A., 41 vjeç, pasi në rrugën ”Memo Meto”, dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës së babit të tij dhe për pasojë banesa është djegur tërësisht”, thotë policia e Tiranës.