Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

I vunë bombën avionit ku humbën jetën katër persona, pas 30 vitesh terroristët marrin përgjegjësi për sulmin. Si shpëtuan mrekullisht 111 qytetarë

23:19 / April 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bomba avioni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje e rëndë është shënuar para më shumë se 30 viteve, ekzaktësisht në 2 prill 1989 në Argios të Athinës, pasi një avion, të cilit i ishte vënë një bombë shpërtheu duke i marrë jetën katër personave.

Mediat e huaja shkruajnë se aeroplani i kompanisë amerikane TWA u ngrit normalisht nga aeroporti “Leonardo da Vinci” i Romës në mesditën e 2 Prillit 1986, me destinacion Athinën. Boeing 727 me një ekuipazh prej 7 dhe 115 pasagjerë operonte Fluturimin 840. Shumica e udhëtarëve ishin amerikanë dhe vazhduan udhëtimin e tyre nga Los Angeles dhe Neë York.

20 minuta para se aeroplani të ulej në aeroportin Eliniko dhe ndërsa fluturonte mbi Argos, një pajisje shpërthyese e vendosur në pjesën anësore të avionit shpërtheu, duke krijuar një vrimë me diametër dy metra në murin anësor të tij. 4 pasagjerë dolën si pasojë e shpërthimit nga aeroplani dhe 7 u plagosën.

Aeroplani po fluturonte në një lartësi të ulët dhe ky fakt u shpëtoi jetën pasagjerëve të tjerë, sepse përndryshe do të ishte rrëzuar. Ekuipazhi ndërmori veprime, duke i qetësuar pasagjerët sa më shumë që të mundeshin dhe piloti Richard Petersen, i cili u përshkrua si një hero nga shtypi dhe ekspertët, arriti të ulte me sukses Boeingin e kapur në aeroportin e Eelinikon, duke shpëtuar 111 qytetarët në bord.

Një hetim filloi menjëherë për të gjetur katër pasagjerët e zhdukur, të cilët përfundimisht u gjetën të vdekur, tre në një fushë në Argos dhe i katërti në breg të detit që ndodhej aty pranë. Ato ishin tre gra greko-amerikane (nëna, vajza dhe foshnja e saj tetë muajshe) dhe një amerikano-kolumbiane.

Një degë e organizatës terroriste palestineze “Bërthamat Revolucionare Arabe” mori përgjegjësinë për shpërthimin në shenjë hakmarrje për bombardimet e SH.B.A.-së në Libi muajin e kaluar.

Pavarësisht nga përpjekjet e autoriteteve greke, italiane dhe amerikane, autorët e bombardimeve nuk morën përgjegjësi.

avionit bombe terroristet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.