Policia e Divjakës ka arrestuar 1 shtetas i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr.”
Policia njofton:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore, bënë lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit B. M., 45 vjeç, banues në Çermë e Sipërme, Divjakë.
Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 12.05.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Ky shtetas dyshohet se në datën 04.08.2021, ka djegur me lëndë djegëse autobusin në pronësi të shtetasit S. S.