Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

I vuri tritol biznesmenit të njohur, gjykata jep vendimin për kushëririn e Julian Sinanajt

19:52 / July 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Julian Sinanaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Astrit Sinanaj, personi që vendosi tritol poshtë makinës së biznesmenit Fuad Verzivolli, pronarit të klub Havanës, është dënuar me 25 vite burg. Astrit Sinanaj, i arrestuar në Vlorë më 6 qershor 2019, është kushëriri i vrasësit me pagesë Julian Sinanaj.

Asokohe 43-vjeçari fshihej në Vlorë, por policia e lokalizoi dhe e arrestoi në rrugën “Janaq Kilica”, për dy ngjarje kriminale në Elbasan, të kryera në bashkëpunim me të pandehurit e tjerë Thanas Thoma dhe Gentian Kllogjri nga Elbasani, në dëm të biznesmenit Fuad Verzivolli, i cili disponon “Club Havana” në këtë qytet.

Sinanaj qëndronte i fshehur prej kohësh pasi që nga viti 2017 ishte shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës së Apelit Durrës. Sipas dosjes së prokurorisë Sinanaj ka tentuar të vrasë me eksploziv biznesmenin Fuad Verzivolli, dhe këtë gjë e ka kryer me veprime konkrete në datën 6 maj 2017 duke i vendosur një sasi tritoli poshtë makinës së tij dhe në datën 22 maj 2017, duke i vendosur një sasi tjetër tritoli në ambjentet e jashtme të biznesit të tij,“Club Havana” në Elbasan.

Ngjarja e parë ka ndodhur në qendër të Elbasanit, kur në afërsi të teatrit “Skampa”, poshtë një automjeti tip “Volsvagen” është konstatuar një sasi sasi tritoli C4, e ngjitur me letër natriban dhe e lidhur me një aparat telefonik, fitila e detenatorë.

Sasinë e tritolit poshtë makinës e ka konstatuar një oficer i policisë gjyqësore pranë Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Elbasan i quajtur Saimir Dika, i cili ka pohuar se ka qenë i pranishëm në momentin kur ka shkuar policia dhe ka rrethuar zonën.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Atentati në Dukagjin/ I shpëtoi breshërisë me mbi 50 plumba kallashi, Lazer Bashi eci 2 km i plagosur për të kërkuar ndihmë/ U fsheh në makinë derisa autorët u larguan

11:43 / August 25, 2026

Vrau nënën me sqepar dhe plagosi babain/ 45-vjeçari “kyç” gojën para grupit hetimor: Bën gjeste skizofrenie

09:50 / August 25, 2026

Detaje nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Greqi/ Autori e shkelmoi dy herë dhe e qëlloi me plumb në kokë

09:34 / August 25, 2026

Aksident i rëndë në Golem/ Motomjeti përplaset me bordurën, humbin jetën dy persona

09:24 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.