Talebanët kanë marrë kontrollin e kryeqytetit të Afganistanit, Kabul. Në foton e publikuar në rrjetet sociale, shihet se si ata janë rehatuar në ulësen që deri mesditën e sotme i përkiste presidentit të vendit, Ashraf Ghani, i cili u arratis.
Zëdhënësi i grupit Zabihullah Mujahid tha më herët se forcat e tij do të fillonin të hynin në zonat e qytetit ku zyrtarët qeveritarë dhe forcat e sigurisë kishin braktisur postet e tyre.
Talebanët tashmë e kanë thuajse në dorë Afganistanin dhe pritet që nga momenti në moment të bëjnë një deklaratë për ta shpallur atë vend, Emirati Islamik i Afganistanit.