Një 30-vjeçar me iniciale Q.K. nga Kamenica, Kosovë është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet për mashtrim të disa personave të ndryshëm të cilëve u kishte marrë shuma të ndryshme parash.
Policia bën me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “mysafiri” është provuar se 30-vjeçari kishte përfituar 135 mijë euro nga një shtetase duke thënë se do i investonte në Call Center.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
