Ish-presidenti amerikan Donald Trump, i cili është paraqitur sot në gjykatë pas arrestimit për t’u njohur me aktakuzën ndaj tij për abuzimin me sekretet shtetërore pas lënies së detyrës, nuk do të qëndrojë në qeli.
Sipas CNN, Trump do të lihet i lirë nga gjykata pasi nuk konsiderohet si një person që rrezikon të largohet nga vendi.
Ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë do lejohet të largohet me arsyetimin se ai është zotuar të përballet me akuzat që rëndojnë ndaj tij.
Një tjetër arsye e fortë është angazhimi i Trump me fushatën presidenciale për zgjedhjet e vitit 2024, ku ai do kërkojë të rimarrë detyrën si President i SHBA-ve.