Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamjet nga ambientet ku do të zhvillohet samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
“Ia dolëm”, dëgjohet të thotë kreu i qeverisë në anglisht me një nga organizatorët e këtij eventi.
Ndërkohë bashkangjitur videos, Rama shkruan: Gjithçka gati për të mikpritur Bashkimin Europian në Shqipëri.
Të martën pritet të vijnë në Shqipëri plot 44 liderë të Europës dhe rajonit. Përveç tyre do të ketë dhe përfaqësues të organizmave ndërkombëtare, politikë dhe financiarë, mes të cilave dhe Banka Botërore.
