Të gjithë e njohim historinë e dashurisë si në përralla mes princit Uilliam dhe Kate Middleton para martesës së tyre. Ajo që dihet është se Kate Middleton tërhoqi vëmendjen e princit të ri duke sfiluar në pasarelën e modës të organizuar nga universiteti i tyre, St. Andrews.
Por sipas asaj që ka shkruar së fundmi një biograf i familjes mbretërore, Kate ia ka hedhur sytë djalit të Carl dhe Diana shumë më herët.
Katie Nicholl në librin e saj “Kate: Mbretëresha e Ardhshme”, shpjegon se si Dukesha e Kembrixh pa për herë të parë bashkëshortin gjatë një ndeshje hockey në shkollën e saj, kur të dy ishin nëntë vjeç.
“Kate nuk ishte e interesuar për djemtë, por ardhja e një të riu kishte tërhequr vëmendjen e saj”, shkruan Katie Nicholl. Duke folur për dashurinë reciproke të çiftit për sportin, shkrimtarja vijon: “Sigurisht, ardhja e princit solli mjaft kuriozitet dhe ajo ishte hera e parë që Kate ia kishte hedhur sytë të riut Uilliam”. Që nga ai moment që ka qenë dashuri me shikim të parë për Kate Middleton, duket se ajo ka bërë gjithçka për ta takuar prapë. Dukesha e Kembrixh ka ndryshuar dhe zgjedhjen universitare për të studiuar në të njëjtën kolegj me Uilliam, St. Andrews.
