Arian Çani, moderatori i emisionit “Zonë e Lirë”, ka folur sot për koronavisurin, ku në studo kishte ftuar një mjek alternativ.
Gjatë bisedës me mjekun, Çani ka folur për sëmundjen e Kryeministrit Edi Rama, duke thënë se nuk vuan vetëm hernia viskale, por ka dhe sinozit.
“Përveç hernies Edi Rama vuan edhe nga sinoziti. Një miku i tij e ka çuar tek një mjek mbahet si mjeshtër i madh i shytave dhe kishte vënë edhe një ushunjëz në qafë o plak”, u shpreh Çani në emision.
Prej kohësh flitet për sëmundjen e Edi Ramës, ku janë hedhur dyshimet dhe për kryerjen e një operacioni, pasi Rama pak muaj më parë qëndroi disa ditë pa dalë në media dhe në ERTV.