Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ibrahimaj: Durana Tech Park ka 80 rezidentë, 52% janë me kapital të huaj

13:26 / February 19, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
482c5a61 b11e 41b5 b077 0e9c5d40d9c8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë interpelancës së kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri mbi projektin e Parkut Teknologjik dhe Shkencor “Durana Tech Park”, dha sqarime të detajuara mbi zhvillimin, funksionimin dhe objektivat e këtij projekti.

“Durana Tech Park është një projekt që prek zhvillimin ekonomik dhe lidhet me objektivat që ka Qeveria”, tha ministrja Ibrahimaj.

Durana Tech Park është projekt i miratuar me ligjin nr. 58, të vitit 2022 dhe funksionon përmes Albanian Investment Corporation, shoqëri 100% publike, e cila ushtron rolin e zhvilluesit. Durana Tech Park menaxhon funksionimin e përditshëm, shërbimet ndaj rezidentëve dhe zhvillimin e ekosistemit.

Ministrja tha se modeli i operimit është hibrid, duke u mundësuar përdoruesve të punojnë brenda parkut fizikisht, ose jashtë tij në mënyrë virtuale, sipas planit të zhvillimit të miratuar me VKM nr. 73 të janarit 2025.

Sipas saj, faza virtuale 36-mujore, shërben për të testuar proceset administrative, interesin e tregut dhe funksionimin e strukturës përpara ndërtimit të infrastrukturës fizike.

“Qëllimi ynë ka qenë të krijojmë një ekosistem të qëndrueshëm inovacioni, që tërheq investime të huaja dhe vendase dhe krijon mundësi punësimi për të rinjtë shqiptarë. Durana nuk është parajsë fiskale, nuk ka lidhje me evazion ose shmangie tatimore, dhe funksionon në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar”, shtoi ministrja Ibrahimaj.

Ministrja informoi se aktualisht, parku ka 80 rezidentë, nga të cilët 57 kanë finalizuar kontratat, ndërsa pjesa tjetër ndodhet në proces regjistrimi dhe licensimi.

“Nga këto subjekte, 52% janë me kapital të huaj dhe 48% me kapital shqiptar, duke reflektuar interesin ndërkombëtar dhe zhvillimin e sipërmarrjes vendase. Nga 52 kompanitë e regjistruara, 27 ende nuk kanë nisur faturimin, gjysma nuk kanë nisur për arsye kohe dhe natyre të projekteve inovative që kanë nevojë për fazë inkubimi. Numri real i kompanive që kanë përfituar nga lehtësirat fiskale gjatë vitit 2025 është 5. Nga këto, 3 janë shqiptare dhe 2 janë të huaja. Pa operuar brenda parkut, ato do të kishin paguar 37.616 euro tatimfitim jashtë parkut, ndërsa duke operuar brenda parkut kanë paguar 59.938 euro ndaj parkut të aplikuara mbi qarkullimin e tyre vjetor sipas rregullave të Duranës, pasi ka të parashikuar që një pjesë e qarkullimit kalon si kontribut. Pra në këtë rast meqë po flasim për Duranën si entitet 100%, shteti ka fituar dhe nuk ka humbur. Konkluzioni për zotin Shehaj: Teoria e evazionit dhe parajsës fiskale nuk qëndron. Këtu shteti ka ndërtuar një strukturë që funksionon dhe që monitoron aktivitetin ekonomik, brenda parimeve ligjore dhe ndërkombëtare”, tha ajo.

Ibrahimaj theksoi se Durana është frymëzuar nga koncepti i nomadëve digjitalë dhe modelet ndërkombëtare të parqeve teknologjike dhe virtuale.

“Durana Tech Park synon të nxisë zhvillimin ekonomik, tërheqjen e investimeve të huaja dhe vendase, krijimin e punës së kualifikuar dhe zhvillimin e ekosistemit të teknologjisë dhe inovacionit në Shqipëri, duke u përqendruar në sektorët prioritarë dhe inovacionin modern”, tha ajo.

Delina Ibrahimaj Durana Tech Park huaj kapital Rezidentë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.