Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ibrahimaj: Gjoba për bizneset, masë ndëshkuese vetëm në rastet e shkeljeve të rënda

13:53 / February 13, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dba829ea 2435 40bd a31b 1b79bc87f728
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe Kryeinspektorin e Përgjithshëm, Dashnor Sula zhvilluan një takim me drejtuesit e inspektorateve të vendit, për të diskutuar fazën e re të reformës në sistemin e inspektimeve.

Gjatë këtij takimi, Ibrahimaj theksoi se reforma ka synuar një ristrukturim të thellë të inspektorateve, duke e përqendruar atë në thjeshtimin e procedurave, rritjen e transparencës dhe forcimin e kapaciteteve të inspektorëve.

Ministrja Ibrahimaj shpjegoi se objektivi kryesor i reformës është që të eliminohen inspektimet e shpeshta dhe të përsëritura, të cilat për shumë biznese janë një barrë e madhe.

Ajo theksoi se synimi i qeverisë është të kalojmë nga një sistem i mbushur me gjoba në një qasje parandaluese, ku parandalimi i shkeljeve të mundshme do të jetë i pari hap për të parandaluar dëmshpërblimet dhe penalitetet. Ajo gjithashtu shtoi se gjoba do të mbetet si masë ndëshkuese vetëm në rastet e shkeljeve të rënda që kërcënojnë interesat publike.

“Parandalimi të jetë masa e parë ndëshkuese dhe paralajmërimi për vendosjen e penalitetit. Vetëm në rastet të cilat shkelja është e rëndë dhe ka pasoja të mëdha dhe të rënda në të mirën publike. Aty ku ligjet parashikojnë që duhet të pezullohet aktiviteti i biznesit, vetëm në ato raste nuk do të ecim me një qasje parandaluese, por do të ecim me qasje ndëshkuese. Këto janë në tërësi themel kryesore të reformës që kishin konceptuar, e cila është në zbatim”, tha Ibrahimaj.

Ajo gjithashtu nënvizoi se në këtë fazë të re të reformës, janë miratuar ligjet dhe aktet nënligjore të nevojshme për të bërë operativ këtë sistem, ndërsa vazhdojnë proceset e ristrukturimit të institucioneve përkatëse.

Ministrja Ibrahimaj u shpreh se është përgatitur një plan pune i detajuar për implementimin e reformës.

“Ne i kemi dhënë një një objektiv vetes që brenda vitit 2026 ta finalizojmë reformën qoftë në drejtim të ristrukturimit, qoftë në drejtim të ndërtimit të sistemit që do të monitorojë gjithë këto procese që unë sapo thashë dhe kemi përgatitur një plan pune të detajuar me qëllim që ë ta arrijmë këtë objektiv”, tha ajo. 

Delina Ibrahimaj Gjoba masa ndëshkuese
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.