Ishte folur prej kohësh për një rikthim të mundshëm të Zllatan Ibrahimoviç në kombëtaren e Suedisë. Sulmuesi e ndjen veten në formë, ndaj ka qenë i hapur për ftesën e mundshme, e cila në fakt ditën e sotme është bërë zyrtare.
Këtë e ka lajmëruar edhe vetë 39-vjeçari në rrjetet sociale ku thekson se bëhet fjalë për: Rikthimin e Zotit. Tashmë, njihet që kjo është mënyra si Zllatan e quan veten e tij.
Ndërkohë, me fuqinë e Ibrahimoviç do të duhet të përballet edhe Kosova, teksa Dardanët dhe Suedia janë në të njëjtin grup kualifikues për Botërorin e Katarit të vitit 2022 dhe ndeshen më datë 28 mars në Prishtinë.
