Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ibsen Elezi: Duhet të kishe lidhje me familjen e Lulzim Bashës që të futeshe në listën e PD-së

17:35 / April 30, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ibsen elezi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryetari i PD-së të Kukësit, Ibsen Elezi ka akuzuar fort sistemin e mëparshëm me të cilën funksiononte partia. Në fjalën e tij gjatë Kuvendit Kombëtar të organizuar nga Komisioni i Rithemelimit, Elezi fajësoi Lulzim Bashën për krijimin e këtij sistemi. 

Sipas tij, e gjithë kupola drejtuese e PD-së ka manipuluar vota për ish-kryetarin. Elezi shton se duhet të kishe lidhje me familjen e Lulzim Bashës që të bëheshe pjesë e listës së PD-së.

“Ky proçes nuk ka ekzistuar. Uroj që ky statut i paraqitur, të jetë një model i mirë ndonëse kam shumë pak besim. Kjo teoria e turravrapit për të miratuar gjërat, nuk ishte normale. Debati është mënyra se si vuloset demokracia brenda një partie. Është themeli i demokracisë. Përmes debatit ndryshon sistemin e ndërtuar deri më sot. Ashtu siç e imponoi Basha që nga 2017, duhet të kishe lidhje me familjen e Bashës për të qenë pjesa e asaj liste. Ishte një sistem kacavjerrëse. E zvogëloi PD-në aq sa nuk mund të mundnim dot Edi Ramën. Sistemi i debatit do të thotë që unë ballafaqoj vlerat me konkurrentin tim. Unë nuk jam manekin.

Ky debat i hap rrugën dhe hapjes së PD-së. Hapja e PD-së nuk bëhet duke thërritur emrat. Nuk ka transparencë, dhe ka transparencë. Kuvendi i datës 11 dhjetor dhe ky ka nivel i transparencës. Nuk është vetëm për ta parë ne, por për ta parë gjithë publiku. Një nga anëtarët e G29-ës, Edi Paloka. Ato shqetësime që i ngritëm, që ne bërtisnim dhe çirreshim. Doli dhe e konfirmoi publikisht. Jo unë por gjithë kupola drejtuese manipuluam vota për Lulzim Bashën. Ju dhe Sali Berisha duhet të kishit dalë e të kishit kërkuar falje për këtë krim brenda PD-së. Kuvendi i 18 dhjetorit ishte një turp i Lulzim Bashës. Si mund ta besoj unë kur jo sëfundmi, dy ditë ju la kandidatëve për t’u përgatitur.

Një ditë përpara jepen listat, ndërkohë që 11 dhjetori iu detyroi që këto lista të shkoni dhe t’i bëjnë tek seksioni. Dola dhe thashë që mund të pranohet çdo shtesë, por të hiqen 400 anëtarë. Kjo nuk mundet. Lulzim Basha nuk i ka bërë vetëm. Na kanë thënë të gjitha akuzat, sikur jemi njerëz të Edi Ramës. Më dhemb fakti se dëgjoj shqetësimin e shumë njerëzve në struktura që në mënyrë të padrejtë i kanë hequr të drejtën për të qenë në Pd. Pse jeni të interesuar të fusni deputetët që i ka futur Lulzim Basha” – tha Elezi.

Basha Ibsen Elezi kuvendi kombetar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.