Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ibsen Elezi: Nëse Sali Berisha largohet nga PD-ja, patjetër largohet edhe Basha

21:47 / May 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha berisha 800x424 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kreu i Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi, shprehet se “nëse Sali Berisha largohet nga PD-ja, patjetër largohet edhe Basha”.

Sipas tij, ish-kryeministri, i cili u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit duhet të distancohet nga partia dhe të kthehet nëse e fiton betejën e tij.

“Individët janë për të dhënë kontributin e tyre në parti dhe në shoqëri. Sali Berisha ndodhet përballë një situate të rëndë, pasi akuzohet nga Departamenti i Shtetit.

Ka të drejtën e mbrojtjes si kushdo. Por, në të njëjtën kohë patjetër duhet të distancohet nga partia dhe të kthehet me dinjitet pas fitores së kësaj beteje.

Marrëdhënia e ndërtuar në PD është e tillë: Sali Berisha i ka ndërtuar karrierën Lulzim Bashës dhe ndikoi që ai të bëhet pasuesi i tij në parti. Në momentin që Berisha ndodhet para vështirësisë, lidhja do të vazhdojë.

Nëse Berisha largohet nga PD, patjetër largohet edhe Basha. Ose largohen të dy, ose asnjëri. Nuk funksionojnë dot pa njëri-tjetrin, pasi ashtu e kanë ndërtuar marrëdhënien”, deklaroi Elezi në A2.

Në lidhje me zgjedhjet brenda PD-së, Elezi theksoi se kushtet fillestare të garës nuk janë shumë korrekte.

“Kemi marrë vendimin që do të jemi pjesëmarrës në garën e brendshme në PD, pavarësisht se kushtet fillestare të garës nuk janë shumë korrekte.

Komisioni është i njëanshëm, pasi nuk është i balancuar, siç ndodh në zgjedhjet qendrore; nuk kishim edhe kohë të mjaftueshme për fushatën.

17 ditë janë shumë pak për të mbuluar 75 degë. Ka edhe probleme me listat dhe organizimin e fushatës, pasi ne si kandidatë nuk kemi akses në komunikimin me strukturën, siç e ka kryetari aktual. Kjo bën që të mos jetë një garë korrekte në aspektin teknik”, u shpreh Elezi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.