Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Icardi mban Interin në ankth, klubet e mëdha e duan

13:39 / February 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
icaica
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mauro Icardi dhe e ardhmja e tij vazhdojnë që të jenë temë diskutimi në Itali. Ndërsa drejtuesit e klubit zikaltër janë të bindur për qëndrimin e sulmuesit argjentinas në Milano, bashkëshortja dhe njëkohësisht agjentja e lojtarit, Wanda Nara, jo pak herë ka lënë të kuptohet të kundërtën, e kjo ka bërë që e gjithë Europa të tentojë blerjen e kapitenit të Interit.

Media italiane flet për kontaktet e nisura nga Manchester United, Juventus e Chelsea me futbollistin, por në garë për të duket se janë edhe dy klubet e La Ligës, Real dhe Atletico Madrid. Madje, flitet se edhe Barcelona mund të bëjë tentativën e saj për Icardin, që e sheh si zëvendësuesin e Luis Suarezit në të ardhmen.

Përfaqësuesit e Icardit e kanë të qartë situatën e tij dhe duan që t’i garantojnë një përmirësim në nivel sportiv dhe ekonomik të karrierës së tij.

Kampionati spanjoll duket se është opsioni që e tërheq më shumë Icardin, i cili nga ana e tij e ka konsideruar Madridin si vendin e tij të preferuar për të vijuar karrierën e tij. Për më tepër, tek Interi e dinë se, nëse ai nuk rinovon kontratën, atëherë çmimi i Icardit për transferimin te një skuadër tjetër do të ulet ndjeshëm.

icardi medha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

Ukraina godet një nga rafineritë më të mëdha të Rusisë

14:38 / August 30, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.