Policia ka identifikuar autorin e vrasjes së 41-vjeçarit Elton Javori në lagjen “16 prilli” në Fier. Bëhet fjalë për 35-vjeçarin Agim Gashi, i cili nuk është arrestuar ende. Elton Javori u vra me armë zjarri rreth orës 11:00 të ditës së sotme. Duke folur para mediave, një nga fqinjët e përshkroi viktimën si një njeri të mrekullueshëm, i cili që jetonte me familjen. Deri më tani dyshohet se krimi ka ndodhur për motive të dobëta. 41-vjeçari dyshohet se u vra me pistoletë pas një krushqie të prishur.
Postime te ngjashme
Add A Comment
