Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Identifikohet informatori nga brenda Rinasit” – Gazetari: Ishte i maskuar me kapele dhe syze

23:00 / November 11, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rinas
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Igli Çelmeta ka zbuluar detaje të reja nga hetimet për atentatin mafioz në Rinas, ku u vra Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe mbeti i plagosur rëndë punonjësi i AMP-së Mustafa Sheqeri.

Ai tha se nga burimet policore i është konfirmuar që është identifikuar edhe personi i cili ka patur rolin e vëzhguesit dhe të informatorit brenda aeroportit dhe shumë shpejt mund të shpallet në kërkim.

Sipas tij ai ka qenë fillimisht i maskuar me kapele dhe syze dhe ka qëndruar rreth një orë në aeroport. Gjithahstu hetimet kanë konfirmuar dy automjete në ngjarje.

“Hetimet kanë konfirmuar dy automjete në ekzekutimin e Gilmando Danit dhe plagosjen e Mustafa Sheqerit.

Konfirmohet edhe personi që ka apsur roline vëzhguesit ka parkuar automjetin në parkingun e Rinasit fillimisht ka qenë i maskuar me kapele syze.

Avioni është vonuar 40 minuta dhe Toyota që është përdorur nga autorët ka qarkulluar rreth 40 minuta në Rinas dhe personi tjetër që ka pasur rolin e vëzhguesit e informatori nga burime nga policia është identifikuar dhe mund të shpallet në kërkim. Ka qëndruar në ambientet e aeroportit.

Ka vëzhguar çdo lëvizje të Danit e Sheqerit dhe ka informuar ekzekutorët. Ai ka parë të gjithë skenën e krimit.

Më pas ka shkuar tek automjeti që kishte parkuar dhe më pas është larguar dhe ky me automjet pasi janë larguar 3 personat që ishin ekzekutorë.

Ka dyshime të forta që ky person që ka ruajtur Danin dhe Sheqerin ka pasur sinjale që në momentin e parë nga aeroporti i Barcelonës. Informatori dhe ekzekutorët kanë qëndruar rreth një orë në aeroport”, tha gazetari.

atentati identifikim informatori maskim rinas
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga telefoni te adresa e shtëpisë, GJKKO shton kufizimet dhe kërkesat ndaj gazetarëve, por nuk u garanton të drejtën për të filmuar apo transmetuar seancat

15:33 / September 1, 2026

Pas largimi të Anuela Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë. Veliaj komandon Alban Dokushin

15:23 / September 1, 2026

Avokatët kundër rregullores së re të GJKKO: Nëse nuk reflektohet, bojkotojmë seancat

13:11 / September 1, 2026

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit

11:44 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.