Është identifikuar një prej viktimave të atentatit me tre të vrarë në mbikalimin e Fushë Krujës.
Një prej viktimave që është gjetur i pajetë rreth 10 metra larg makinës me të cilën udhëtonte, është identifikuar si shtetasi Diklen Vata nga Fushë-Kuqe.
Nga video duket se rruga në mbikalimin e Fushë-Krujës është bllokuar, duke krijuar trafik në zonë. Ndërsa tym i zi del nga makina ku është bërë atentati me automatik.
Trupat e pajetë të shoferit dhe të pasagjerit në vendin e parë janë shkrumbuar për shkak se makina ka shpërthyer në flakë pasi është qëllua me mbi 60 plumba.