Idris Elba ka lidhur kurorë me Sabrina Dhowre, në një ceremoni treditore në Marok. Foto të mrekullueshme janë bërë nga British Vogue në Marrakesh.
29-vjeçarja Sabrina për ditën e saj të madhe kishte dy fustane të stilistes Vera Wang, ndërsa Idris me një kostum nga Ozwald Boateng.
“Urime të sapomartuarve Idris Elba dhe Sabrina Dhowre të cilët lidhën kurorë në Marok më 26 prill 2019. Festimet u bënë për tre ditë në Marrakesh. Shihni më shumë foto ekskluzive në numrin e Korrikut 2019 të British Vogue”, thuhet në postimin e fotove.


