Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Igli Tare bëhet gati për një sezon të madh te Lacio: Zakonisht kur kam ndjesi të tilla…

19:08 / August 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
igli tare
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lacio zbret sot në fushën e lojës përballë Bolonjës për t’i dhënë edhe ajo startin pjesëmarrjes në Serinë A. Një pjesëmarrje që sheh skuadrën bardhekaltër si një prej ekipeve që do të luftojnë për të qenë në katërshen e parë. I bindur duket edhe Igli Tare, i cili para fillimit të takimit ka folur për mediat italiane, duke sqaruar se ishin plotësuar kërkesat e trajnerit dhe se ekipi ishte i gatshëm dhe konkurrues për të bërë më mirë se në edicionin e kaluar.

“Kjo Lacio i afrohet kërkesave të trajnerit, por ky sezon lind mbi atë që është bërë në sezonin paraardhës. Ndoshta edhe kemi tejkaluar projektin që kishim menduar, kishim parashikuar 6 blerje por kemi bërë 8 dhe janë ndryshuar 14 lojtarë në vitin diellor. Trajneri tani mund të transmetojë lojën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme.

Luis Alberto?

Nuk do të lëvizë. Do të luajë me fanellën e Lacios edhe në këtë sezon.

Mbrojtësi i majtë?

Çdo zgjedhje që kemi bërë është ndarë me Sarrin. Skuadra është shumë konkurruese edhe kështu siç është, ka zgjidhje të ndryshme dhe jemi të lumtur për këtë.

A është i kënaqur Sarri me merkaton?

Po, kemi bërë gjithçka bashkë me të. Jemi një skuadër shumë e re, mosha mesatare është ulur me tre vite. Bëhen shumë ndryshime, duhet pak kohë, të fitosh të ndihmon të fitosh, kemi një mundësi të madhe dhe një publik të madh përkrah nesh, ky sezon nuk mund të fillonte më mirë.

Objektiv vendi i katërt?

Ne bëjmë vlerësime duke u bazuar mbi ndjesitë që kemi gjatë fazës përgatitore. Shoh një skuadër të uritur dhe shumë entuziazëm. Zakonisht kur kam pasur ndjesi të tilla kemi bërë sezone të rëndësishme. Nuk duhet të shohim të tjerët por të mendojmë vetëm për veten, duke ndjekur objektivat që kemi vendosur, jam shumë besimplotë dhe mendoj se mund të jetë një sezon ku Lacio do të jetë protagoniste”, theksoi Tare para fillimit të ndeshjes.

Igli Tare Lacio sezoni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026

Ishte në prag largimi dhe u rikthye në lojtar kyç, mesfushori i Kombëtares mëson vendimin e rëndësishëm

13:41 / January 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.