Presidenti Ilir Meta ka publikuar në Facebook një video ku shihet humoristi Bes Kallaku që flet me gjyshen e tij, Ijen dhe e pyet nësr do të shkojë në manifestimin e thirrur nga Presidenti më 2 mars. Nga ana tjetër, Ija thotë se do t’i shkojë, pasi edhe Meta i ka shkuar në shtëpi dhe e ka respektuar.
“Do t’i shkoj se më ka ardhur në shtëpi dhe më ka respektuar. Prandaj do t’i shkoj,”- thotë Ija.
“E dashur Ije!Mirësevjen nesër në Besëlidhjen tonë historike!”- shkruan Mta mbi videon e shpërndarë.