Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Ik o legen …”, Çollaku për sherrin Noka-Alibeaj: E turpshme ajo që ndodhi në seancë

19:39 / December 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Alibeaj Berisha 691x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku e cilësoi një skenë të shëmtuar përplasjen në Kuvend mes Enkelejd Alibeajt dhe Flamur Nokës.

Çollaku tha se është për të ardhur keq që po ndodhin këto gjëra brenda PD-së, ku përplasjet tashmë kanë mbërritur deri në parlament.

Ai tha se e gjithë kjo vjen për shkak të frymës dhe interesave personale që kanë disa persona brenda PD-së.

“Unë jam ndier jashtëzakonisht keq për atë skenë. Nuk do doja të isha në një seancë të tillë ku demokratët sulmojnë njëri-tjetrin. Nuk kam çfarë t’i shtoj kësaj historie. Më erdhi keq të shihja një PD ku përplasen me njëri-tjetrin dhe në krahun tjetër shihje socialistët në sallë që talleshin. A ka mundësi të gjejmë një gjuhë të përbashkët? Unë mendoj se e kemi detyrim për gjetjen e një gjuhe të përbashkët. Këtë po ju them, duhet të ishte shmangur, është detyrimi ynë që kjo të shmanget, një PD e ndarë nuk mund të vijë në pushtet dhe duhet shumë pak për t’i thirrur arsyes, por unë nuk shoh vullnet për të tejkaluar momentet politike. Ne kemi një situatë ndarëse në PD prej një viti ku pati dhe përplasje në selinë e PD, mjerisht kjo përplasje erdhi dhe në parlament, kjo ndikon kudo pastaj, kjo është një dështim. Mjafton vullneti i mirë për të shkuar drejt zgjidhjeve të arsyeshme. Me një PD të ndarë ka pushteti ka qenë gjithmonë e më larg”, tha Çollaku.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reagon Arbër Hajdari dhe shigjeton Erion Veliajn: Nuk kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë larg qoftë Lali Eri!

22:43 / November 2, 2026

“Nuk ka akoma një marrëveshje”/ Projekti në Sazan, Rama ironizon: Po trajtohet sikur flamingot do të vriten dhe do i hajë Trumpi për mëngjes

22:24 / November 2, 2026

“Bombat artizanale, rrezik për jetën e policëve”/ Faik Basha: Protesta u përdor si eksperiment për të krijuar destabilitet

21:19 / November 2, 2026

U godit nga rrufeja gjatë një turneu në Tajlandë, humb jetën golfistja 15-vjeçare

20:00 / November 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.