Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Ikim se shiko si e ka bërë Berisha partinë”, rrëfehet nënkryetari i PD-së

11:38 / April 16, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi paloka a show
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edi Paloka rrëfen se nuk ka qenë kurrë pjesë e klaneve apo grupimeve në Partinë Demokratike. I ftuar në “A Show”, të Adi Krastës, nënkryetari i demokratëve thotë se ka pasur linjën e tij dhe i është shmangu grupimeve.

“Kam pasur gjithmonë linjën time, kam shmangur grupimet. Mendimet e mia i kam thënë gjithmonë, qoftë Sali Berishës, qoftë Lulzim Bashës, madje i kam thënë shumë më tepër sesa ato që dalin dhe flasin në publik”, tha Paloka, duke sjelle ne kujtese nje episod ne vitin 1992. Kohe, kur doli edhe grupimi i parë në PD kundër.

“Më ka thënë Arben Imami në atë kohë që Edi duhet të ikim nga PD sepse Sali Berisha e ka bërë kështu e ashtu partinë. i kam thënë atëherë nëse është kështu siç thua ti, çfarë do të ndodhë me PD nëse ikim të gjithë?”, tha Paloka.

Teksa u ndal ne vendimin per djegien e mandateve ne grup nga ana e opozites, Paloka deklaroi se ai e kishte idene që nje gje e tille te behej pak përpara zgjedhjeve vendore.

“Pas mitingut të madh të 16 shkurtit, ishim gjithmonë në presionin e njerëzve. Njerëzit i kishim me vete, i kishim ezauruar të gjitha përpjekjet e tjera, na kishte mbetur vetëm rruga e djegies së mandateve. Veç situatës së krijuar në Kuvend, dolën edhe faktet e reja të blerjes së votave, ku ishin përfshirë personazhet kryesore të PS me personazhet kryesore të krimit”, tha Paloka, duke theksuar se kriza politike në vend do të zgjidhet sipas kushteve të opozitës.

“Nuk janë kushte, por një kërkesë normale që në këtë vend të ketë zgjedhje normale. Mund të them se në 2005 apo në 2013 vlerësoj momentet e rotacionit, por ka ardhur koha që të ketë zgjedhje normale, të bëhen zgjedhje të pranueshme”, tha Paloka.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, u pyet nëse ka përpjekje të “nëndheshme” nga ana e mazhorancës për të dialoguar me opozitën.

“Arroganca që shprehet publikisht është edhe e nëndheshme. Nuk ka komunikim, por kanë lëvizur disa nga ata personazhet ndërkombëtare, jo shumë të bujshme por që kur lëvizin, lëvizin fort. Unë shpresoj të na çojnë diku, se po u vazhdua me këtë arrogancë të fusësh kokën si struci e të mos duash të shohësh, asgjë nuk është e mirë. Askush nuk po trembet nga arrestimet nga gazi, përkundrazi këto gjëra po sjellin reagime negative, pra në këtë situatë që jemi askush nuk do acarime të padëshiruara”, thotë ai.

edi paloka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.