Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

IKMT liron hapësirat në Vlorë për lidhjen e Rrugës Transballkanike me Portin Detar

12:20 / April 3, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0505
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kuadër të realizimit të projektit strategjik “Lidhja e Rrugës Transballkanike me Portin Detar Vlorë”, me zhvillues Fondin Shqiptarë të Zhvillimit dhe përfitues Bashkinë Vlorë, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ndërmarrë sot veprimet e nevojshme për lirimin e hapësirave në rrugën “Irakli Pylli”, në Lagjen “1 Maji”.

Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, u krye prishja e një objekti dykatësh me sipërfaqe 336 m², i cili përbënte pengesë për realizimin e projektit.

Sipas IKMT, veprimi u zhvillua në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe në funksion të interesit publik, pasi objekti ishte ndërtuar në tokë shtetërore dhe pa dokumentacionin tekniko-ligjor.

Ky hap është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të siguruar vijimësinë e projekteve infrastrukturore strategjike, duke garantuar që Rruga Transballkanike të lidhet në mënyrë efikase me Portin Detar të Vlorës, për të përmirësuar lëvizjen e transportit dhe zhvillimin ekonomik të zonës.

IKMT thekson se veprimet do të vijojnë në të gjithë territorin, sipas legjislacionit dhe në interes të publikut, për të mbështetur realizimin e projekteve të infrastrukturës dhe zhvillimit urban.

hapësirat IKMT liron rrugës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.