Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

IKMT vijon operacionin “Bregdeti Ynë”, Çuçi: Mbi 60 ndërtime pa leje u shembën gjatë shtatorit nga Vlora në Ksamil

17:09 / October 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ikmt
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbi 60 ndërtime pa leje janë shembur nga IKMT gjatë muajit shtator kur rinisi operacioni “Bregdeti Ynë”. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, thotë se puna gjatë këtij muaji ishte përqëndruar në bashkitë Vlorë, Himarë dhe Sarandë.

Ndërkohë në ditët e para të tetorit fadromat e IKMT janë rikthyer në zona të tjera të bregdetit. Çuçi thekson se nuk kemi të bëjmë me një aksion, por është një punë e vazhdueshme për të ushtruar kontroll më të mirë të territorit dhe për të çliruar pasurinë tonë të përbashkët nga zaptuesit.

“Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon operacionin “Bregdeti Ynë”. Vetëm gjatë muajit shtator kur ky operacion rinisi pas sezonit veror, janë shembur mbi 60 objekte të ndërtuara pa leje apo në shkelje flagrante të lejes në bashkitë Vlorë, Himarë e Sarandë. Kush ka menduar se ishte thjesht një aksion, me siguri do të jetë zhgënjyer po aq sa ata që i ngritën këto objekte në shkelje të ligjit dhe tani duhet të përballen me pasojat. Do të pastrojmë të gjithë territorin e vendit, vijën bregdetare po e po siç nisëm në qershor, nga zaptuesit që duhet ta mësojnë njëherë e mirë se ka perënduar koha kur gjeje shesh e bëjë përshesh nën hundën e shtetit. IKMT dhe Policia e Shtetit bashkë me institucionet e tjera po punojnë ndërkohë të evidentojnë objekte pa leje edhe në zonat e mbrojtura dhe akset rrugore kombëtare, të cilat do të shemben pa as më të voglin hezitim”, shprehet ministri Çuçi.

Në fazën e parë të operacionit “Bregdeti Ynë” që nisi në muajin qershor u shembën mbi 130 ndërtime pa leje, u vendosën rreth 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte, si dhe u arrestuan e u ndoqën penalisht dhjetra persona.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Duhet koordinim shtetëror dhe diplomatik për të ndryshuar vendimin!

16:20 / September 20, 2026

Tragjedi në Dibër, 31-vjeçari mb*tet në lumin Drini i Zi

16:00 / September 20, 2026

Masa të reja në arsim në Itali, Meloni: Do të ketë limit për studentët e huaj në klasa

15:39 / September 20, 2026

Punësohej nëpër biznese, merrte xhiron ditore dhe largohej, arrestohet 39-vjeçarja! Akuzohet për disa raste vjedhjesh

13:39 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.