Në Komisionin e Sigurisë punimet për sesionin e ri parlamentar, nisën me kunja. Kryetari i Komisionit Nasip Naço i uroi mirëseardhjen Agron Çelës në grupin e PS, ndërkohë që pati edhe një ndërhyrje nga demokrati Ferdinant Xhaferraj.
Nasip Naço: Para se tju jap fjalën zoti Ministër, doja t’i uroja mirëseardhjen zotit Çela në PS, ndihma dhe kontributi tuaj….(Ndërhyn Ferdinand Xhaferri)
Ferdinand Xhaferri: Shiko ku keni arritur, i uron mirëseardhjen në grupin e PS, nuk e kuptoj.