Gjithnjë e më tepër po flitet për largimin e Ilda Bejlerit nga Digitalb, pas 11 vitesh e gjithnjë e më tepër forcohen zërat për njër kalim të saj në Top Channel.
E teksa të gjithë presim konfirmimin e Ildës, “Revistawho.com” ka publikuar një foto të saj me Ed Manushin.
Mësohet se takimi i tyre ka zgjatur për disa orë dhe Ilda gjatë gjithë bisedës është shfaqur mjaft entuziaste.
Mesa duket moderatorja do të nënshkruajë një kontratë tjetër brenda “Top Media”. Nëse Ilda ka vendosur ta lërë surprizë emisionin e saj, ne duhet të presim shtatorin për ta zbuluar.

