Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ilir Beqaj jep lajmin e madh: Minatorët nuk janë më debitor, nuk do t’u ndalet asnjë qindarkë nga kësti mujor i pensionit

12:29 / January 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir beqaj 9203edf6 c817 4121 bff6 8ceae37389c resize 750
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ilir Beqaj

Në tetor 2020, në një takim në Pukë me disa burra përfitues të pensionit të parakohshëm si ish punonjës të nëntokës, u njoha me një shqetësim të tyre. Vijonte t’u mbahej nga kësti mujor i pensionit një shumë për të cilën janë shpallur debitorë prej vitesh.Në vitin 2000, është miratuar një ligj që i jepte mundësinë punonjësve të nëntokës të përfitonin një trajtim financiar mujor meqë edhe pse ende në moshë jo pensioni nuk kishin më mundësi të punonin pasi minierat kishin ndaluar aktivitetin ekonomik, me kushtin që të mos kryenin ansjë aktivitet ekonomik, as si të punësuar dhe as si të vetpunësuar.

Në ligjin e vitit 2000, nuk u përcaktua mundësia që shuma e trajtimit të veçantë të indeksohej vit pas viti sipas inflacionit si dhe periudha e përfitimit të trajtimit të vecantë të njihej si periudhë pune për efeket të pensionit të pleqërisë.Me kalimin e viteve, shtrenjtimi i jetesës i detyroi këta ish punonjës të nëntokës të kërkonin edhe mjete të tjera financiare për të jetuar. Filluan të punojnë. Madje punë të rregullt për të fituar dhe vjetërsinë në punë për pensionin e pleqërisë.

Por erdhi një moment që zbatimi i ligjit u forcua, përshirë edhe kontrollin e zbatimit të detyrimit të përfitimit të trajtimit financiar nëse nuk ka aktivitet tjetër ekonomik. U zbulua se qindra vetë nuk e kishin zbatuar këtë detyrim. Për rrjedhojë shumat e marra si trajtim i veçantë u vlerësuan si të paligjshme dhe duhet të ktheheshin.Kanë filluar të kthehen muaj pas muaji prej disa vitesh, por ende në total është një shumë për t’u kthyer që vlerësohet rreth 600 mijë USD.Duke qënë se punonjësit e nëntokës kanë mesatarisht një jetëgjatësi më ulët se mesatarja e vendit, duke qënë se u detyruan të punojnë pasi trajtimi i veçantë ishte ligjërisht i pamjaftueshëm ekonomikisht dhe, po ligjërisht, nuk u mundësonte pensionin e plotë, vendosa në ndërmarr një nsimë ligjore për faljen e detyrime debitore.

Në nëntor 2020 dorëzova në Kuvend projektligjin përkatës.Në 23 dhjetor 2020 projektligji u kthye në ligj me votën e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.Në 5 janar 2021, Presidenti i Republikës, zoti Ilir Meta, ka dekretuar ligjin 167/2020.Në 8 janar 2021, ligji është botuar në fletoren zyrtare.Pas 23 janarit 2021, punonjësit e nëntokës nuk janë më debitorë dhe nuk do t’u ndalet më asnjë qindarkë nga kësti mujor i pensionit.

beqaj minatoret

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Travel Off Path”: Ksamili shpallet destinacioni bregdetar më i mirë në Evropë

10:06 / September 4, 2026

Witkoff dhe Kushner drejt Kievit e Moskës, SHBA intensifikon përpjekjet për një zgjidhje të luftës Rusi-Ukrainë

09:57 / September 4, 2026

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese në Vorë, raportohet vetëm për dëme materiale

09:48 / September 4, 2026

Goditen dy raste prostitucioni në Tiranë, në pranga dy vajza nga Brazili dhe një nga Kolumbia

09:34 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.