Deputeti socialist Ilir Beqaj i kërkon qeverisë që të ndjekë një politikë favorizuese për blerjen e automjeteve të reja elektrike nga qytetarët dhe të fillojë punën për ngritjen e stacioneve elektrike në të gjithë vendin. Duke folur në seancën e sotme plenare, deputeti Beqaj theksoi se ERE duhet të studiojë dhe rregullojë licencimin e njësive që mundësojnë ngarkimin në mjedise publike të autovetura elektrike kundrejt pagesës. “Prej disa vitesh ne kemi ofruar lehtësi fiskale për automjetet elektrike. Në Tiranë janë sot mbi 100 autovetura të shërbimit taksi të tilla. Por mendoj se duhet të zgjerojmë mbështetjen. Nëse unë si individ blejë një autoveturë elektrike mund ta ngarkoj vetëm në oborrin e shtëpisë sime. Nëse shkoj në Vlorë, në Korçë, në Shkodër apo diku tjetër nuk kam se ku e ngarkoj. Mungojnë stacionet e ngarkimit për individët. ERE duhet të studiojë dhe rregullojë liçencimin e njësive që mundësojnë ngarkimin në mjedise publike e autoveturës elektrike kundrejt pagesës. Një kërkesë edhe për qeverinë. Nëse kemi ofruar lehtësi fiskale për vetë autoveturën, duhet të ofrojmë të njëjtën lehtësi fiskale për pajisjet e teknologjisë së ngarkimit të autoveturës”, theksoi Beqaj.
Postime te ngjashme
Add A Comment
