Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ilir Beqaj / Nga ulja e taksave tek rritja e shpenzimeve publike për shëndetësinë dhe arsimin, si ka ndryshuar konsumi i familjeve shqiptare prej 2014-s

15:03 / January 9, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilirbeqaj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ilir Beqaj

Bazuar në çfarë po jetojmë intensivisht nën pandeminë e Covid 19 prej 8 muajsh, viti 2019 mund të duket si një vit normal.

Por duhet të mbajmë në konsideratë se në pranverë të 2019 bashkëjetuam me dalldisjen dhe brutalitetin e opozitës që solli pasiguri në konsumin e familjeve dhe në investimet private si dhe çakërdisjen e presidentit të Republikës që tentoi të shtyjë zgjedhjet vendore. Ndërsa në 26 nëntor 2019 vendi u përball me një tërmet shkatërrues.

Megjithë këto vështirësi serioze, objektive dhe subjektive, nëpërmejt buxhetit të vitit 2019 qeveria ia ka dalë:

të mbështesë drejtpërdrejt familjet shqiptare nëpërmjet pagave të punonjësve buxhetorë, pagesave të përfitimeve të papunësisë, ndihmës ekonomike, personave me aftësi të kufizuar, pagesave të pensioneve;

të mbështesë zhvillimin me anë të investimeve publike;

të nxisë sipërmarrjen private duke përmirësuar funksionimin e institucioneve, pakësuar burokracinë, nxitur zbatimin e ligjit, zvogëluar korrupsioni.

Dhe ia ka dalë qoftë pa rritur barrën e borxhit, qoftë duke qënë korrekt në shlyerjen e detyrimeve financiare.

Në fakt vetë buxheti 2019 nuk është një vit i veçuar. Ai duhet vendosur në kontekstin afatmesëm të zbatimit të programit të qeverisë.

Ka disa mënyra për të vlerësuar efektin e buxhetit të shtetit në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Sot, enkas kam zgjedhur të ndajë me qytetaret dhe qytetarët e Shqipërisë ecurinë e konsumit të familjeve.

Prej 2014, Instituti i Statistikave vlerëson çdo vit konsumin e familjeve shqiptare, thënë ndryshe Anketa e Buxheteve Familjare.

Në vitin 2019, një familje shqiptare ka shpenzuar mesatarisht në muaj 82,145 lek. 18,8 % më shumë se 2014.

Konsumi i familjeve shqiptare përbën rreth 43 – 45 % të Produktit të Brendshëm Bruto.

Nga 2014 në 2019 spikat rritja e shpenzimeve

për “Hotele e restorante” me 181 %,

për “Argëtim e kulturë” me 144 %

dhe për “Mobilim e pajisje shtëpie” me 146 %.

Nga 2014 në 2019 shpenzimet për “Shëndet” janë rritur me vetëm 5 %. Sepse u ulën çmimet e barnave, u hoq tatimi mbi vlerën e shtuar 10 % dhe u rrit ndjesëhm oferta e kudesit shëndetësor publik.

Nga 2014 në 2019 shpenzimet për “Arsim” janë ulur me rreth 13 %, si pasojë e zvogëlimit të ofertës për mastera e doktorantura të ofruara pas asnjë lloj kriteri më shumti në universitete jopublike.

Edhe shpenzimet për “Ushqime” (me 10 % më shumë) dhe për “Energji, ujë, qera” (me 17 % më shumë) janë rritur në nivele mesatare.

Rritja e shpenzimeve të komunikimit me 130 % duhet të jetë në vëmendjen e qeverisë në kushtet kur bota digjitale po bëhet gjithnjë e më prezente në jetën e përditshme të çdo familje shqiptare.

Qeveria duhet të bëjë më shumë kujdes edhë në konsumin e duhanit dhe pijeve alkoolike për vetë dëmin që këto të fundit shkaktojnë në shëndet.

Në periudhën 2014 – 2019 vihet re edhe një ngushtim i hendekut të shpenzimeve midis më të varfërve dhe më të pasurve.

Kjo vihet re duke analizuar qoftë medianën (vlera që ndan në mes familjet sipas konsumit), qoftë kuintilet (grupimi i familjeve sipas 5 klasave të konsumit), qoftë decilet (grupimi i familjeve sipas 10 klasave të konsumit).

Ne periudhën 2014 – 2019 mediana është rritur 28,1 %.

Ngushtimi i hendekut ilustrohet në vijim :

Konsumi i kuintilit të parë është rritur me 40 % nga 2014 në 2019, ndërsa konsumi i kuintilit të pestë ka mbetur pothuasje në vend.

U përpoqa të shpjegoj sesi ka ndryshuar konsumi i familjeve shqiptare që prej 2014.

Është rritja e shpenzimeve publike për shëndetësinë dhe arsimin, është ulja e taksave që i ka krijuar mundësinë familjeve shqiptare të shpenzojnë më shumë nga buxhetet familjare për argëtim, për hotele, për restorante dhe për orendi e pajisje shtëpiake.

Jam i bindur se shqiptarët do të mbajnë në konsideratë edhe këtë kur të zgjedhin për kë do të votojnë në 25 pril 2021.

  • 125429726 1565118580342853 5553300900694108397 n
  • 125432832 1565118513676193 6649919711919353050 n
  • 125440985 1565118507009527 9221031197049670268 n
  • 125485676 1565118563676188 7487327949940607992 n

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“KLP dhe KLGJ, fytyra e dështimit të reformës në drejtësi”/ Rama s’e kursen administratën: Ka njerëz që janë me meritë dhe të tjerë me “WhatsApp”

11:34 / September 3, 2026

“Humbja e kontaktit me njerëzit, model fatal,” Rama: Moduli me 100-pikë për deputetët do të masë punën në Kuvend dhe në terren

11:24 / September 3, 2026

“Deputetët, jo sekserë për hallet e qytetarëve”, Rama u tregon ‘vijat e kuqe’ të tijëve: Suksesi do të jetë kur…

10:49 / September 3, 2026

“Prania Besnike çdo të premte në orën 17:00”, Rama: Nuk do ndalet deri sa të jem unë kryetar i PS!

10:46 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.