Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ilir Demalia paralajmëron “tërmet” në Partinë Demokratike: Basha do të ketë një grup tjetër….

22:27 / November 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
demaliaj1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Beteja brenda PD-së midis kreut aktual Lulzim Basha dhe ish-liderit Berisha vazhdon.

Në njërën anë, zoti Berisha  ka vendosur datën 11 dhjetor për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, ndërsa nga ana tjetër Basha e quan datën 18 si legjitime për mbledhjen e këtij Kuvendi.

Analisti Ilir Demalia, u shpreh se PD do të korrë atë që ka mbjellë.

Sipas analizës së tij, PD do të çahet dhe Berisha do të marrë gjysmën e deputetëve ose më shumë nga grupi parlamentar, ndërsa Basha do të ketë një grup tjetër. Sipas tij, në këto momente janë 2 PD. Por sipas tij, tragjike sot nuk është çarja e PD-së, por fakti që në Shqipëri nuk ka opozitarizëm.

“Kjo që po ndodh sot në PD është një alarm i paralajmëruar që në fillim të viteve 90 dhe kjo parti ka grumbulluar rreth liderit të saj historik Sali Berisha, që është drama e kësaj partie njerëz pa kontribute e pa moral. Një nga shërbëtorët e fundit të Sali Berishës ishte Lulzim Basha. Berisha e mori dhe e solli në parti pa asnjë kontribut, asnjë vlerë, pa asnjë paraqitje të tij qoftë publike. E mori dhe e futi në parti, e emëroi në 3 kryeministri, pastaj e bëri kryetar partie. Në fund kur Lulzim Basha e përjashtoi me vendimin e DASH, Berisha kthehet në armikun numër një të Lulzim Bashës jo për motive të vlerave dhe për demokratizimin e partisë, por thjesht për vendimin e tij personal”, u shpreh Demalia.

Basha grup Ilir Demalia termet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.