Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë ka folur sot mbi rritjen e çmimeve. Gjatë një takimi me strukturat e gruas së degës PL-së në Tiranë, Meta deklaroi se me këto rroga dhe me këto çmime marramendëse nuk përballohet jeta.
“Nuk mund të vazhdohet kështu pasi rrezikojmë të shpërbehemi si komb dhe shtet sepse është kërcënuar si asnjëherë tjetër familja shqiptare. Takojmë gra, nëna, që thonë s edhe fëmija i fundit iku për në Gjermani apo Angli sepse nuk mund të martoheshin, të jetonin, të blinin apartament. Nuk përballohet jeta me këto rroga dhe me këto çmime marramendëse.
Ikën për hir të fëmijëve, edhe pse mund të jenë në vende të mira pune. Për shkolla, për qetësinë, për sigurinë dhe kjo nuk mund të vazhdojë më tej. Nuk mund të bëjmë atë që bëjnë danezët, por pse të mos bëjmë atë që bëjnë në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi? Nëse do t’i shikoni të gjitha statistikat, nuk ka statistika më të errëta. Një vend ku në mënyrë të qëllimshme nuk janë rritur pagat pensionet pasi po të ishin rritur do të ishte e vështirë të vidhej në këto përmasa, jo vetëm me aferën e inceneratorëve”, theksoi ish-presidenti.
Postime te ngjashme
Add A Comment
