Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj thotë se socialistët synojnë që të zhdukin mburojën e certifikatave Bezhani- Mezini.
Sipas saj, përmes nismës së propozuar në Kuvend, Autoriteti i Dosjeve do të verifikojë bazën e informacioneve që ka për të bërë transparencë se kush ka qenë ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
“Ne kemi pasur debat nëse do vlenin certifikatat e dhëna nga Komisionet Bezhani- Mezini, dokumente të prodhuara mbi bazën e të dhënave që ekzistonin në atë kohë dhe shërbenin për të vërtetuar cilësinë morale të kandidatëve që merrnin pjesë në zgjedhje dhe fushata elektorate, kush e kishte marrë një certifikatë, nuk ishte nevoja që institucionet t’i kërkonte një konfirmim. Certifikatat ishin një lloj mburoje që nuk lejonte Autoritetin të verifikonte bazën informacioneve, këtë barrierë ne e hoqëm. Nuk është ky ligji që do ndalojë këto figura për t’u zgjedhur. Autoriteti mund të shoh dokumentet dhe të bëjë transparencë, kush ka qenë ish bashkëpunëtor, nuk ka më një mburojë apo certifikatë garancie që e mbron dhe nuk e nxjerr përballë autoritetit”, tha Felaj.
Felaj ka sqaruar me detaje edhe propozimin për paketën e despiunizimit, ku synohet që të largohen nga politika të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Ajo tha se nëse më parë një deputet e kishte në të drejtën e tij të zgjidhje ose të të merrte një certifikatë nga autoriteti i dosjeve që vërtetonte pastërtinë e figurës së tij e që nuk kishte lidhje me komunizmit, tashmë kjo do jetë një detyrim. Kjo, sipas Felajt, do të sillte pastrimin e politikës nga këto figura.
Vjen në një kohë të duhur, shenje e emancipimin politik, brenda radhëve të PS dhe PD që janë pro qëndrimit. Drafti do jetë shumë shpejt në seancë dhe do votohet në parlament. Autoriteti ka raportuar përgjatë 7 viteve për problemet e ndryshme dhe janë reflektuar”, tha ajo.
