Nesër 27 prill do të mbahet Konventa e Partisë së Lirisë.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, kreu i PL-së, Ilir Meta njofton se Konventa do të mblidhet në Pallatin e Kongreseve në orën 10:00.
“Pranvera nuk ndalet! Nesër në ora 10:00, në Pallatin e Kongreseve mbledhim Konventën historike Kombëtare për 5 prioritetet për 4 milion shqiptarë plus! “, shkruan Meta krahas nje pikture që ka publikuar në Facebook.