Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përgëzuar Belind Këlliçin, si kandidat fitues të Primareve të Rithemelimit për zgjedhjet lokale të 14 maji për bashkinë e Tiranës.
“Këlliçi-Alimehmeti, një risi e shkëlqyer që nis sot rrugën e Ndryshimit të padiskutueshëm në 14 Maj!”- shkruan Meta.