Gjykata Kushtetuese mban sot në orën 10 seancën për shqyrtimin e çështjes për shkarkimin ose jo të presidentit, Ilir Meta ka publikuar dy foto në rrjetet sociale.
Në njërën prej fotove Ilir Meta shfaqet në shoqërinë e Këshilltarit për çështjet ligjore Bledar Dervishaj dhe drejtoreshës së përgjithshme të shërbimeve juridike në Presidencë Katrin Teska.
“Bashkë me Landin duke përcjellë Bledin dhe Katrinën për në Gjykatë. ✌️“, shkruan Meta.
Presidenti ka publikuar një tjetër foto mëngjesin e sotëm.
“Ku ka më bukur kur e nis ditën duke dëgjuar Ritën dhe kalendarin artistik të Shkodrës. ”, shkruan kreu i shtetit në rrjetet sociale.

