Nuk ka zgjatur shumë dhe mëngjesin e kësaj të hëne pas largimit të dielën nga Presidenca, Ilir Meta ka shkuar në shtëpinë e tij, tek selia e LSI-së, ku sot do të mbahet edhe Konventa Kombëtare.
Në një prononcim për gazetarët, Ilir Meta tha se do të bashkëpunojë me të gjithë ata që besojnë te referendumi, te sovraniteti, te populli i Shqipërisë.
Cili do të jetë roli i Metës nga sot?
Ilir Meta: Ai që presin të gjithë ata që duan triumfin e demokracisë
A do të bashkëpunoni me Berishën edhe pse u shpall “non grata” nga Britania e Madhe?
Ilir Meta: Do të bashkëpunojë me të gjithë ata që besojnë te referendumi, te sovraniteti, te populli i Shqipërisë.