Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndodhet ende në Prevallë. Sot ka postuar një video i shtrirë në një lëndinë bari dhe shfaqet duke mbledhur boronica. Këto të fundit duket se i kanë shijuar, aq sa Meta u sugjeron edhe ndjekësve të tij që t’i provojnë.
“Nuk ka më shëndetshëm se oksigjeni dhe boronicat bio të Prevallës, në mbi 2 mijë metra lartësi!,“-shkruan Meta krahas videos.