Iliri konsiderohet si një ndër banorët më të fortë të “Big Brother VIP” dhe shumë e quajnë si të vetmin lojtar që e ka luajtur lojën me inteligjencë. Duket se balerini e ka llogaritur mirë se kë të marrë pranë, kë të “sulmojë” dhe kur, kë të nominojë etj. Por, përveç kësaj loje që duket kaq mirë e organizuar nga ana e tij, Iliri ka falur padyshim edhe emocione.
Ai ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta personale dhe ka përlotur me takimin me bashkëshorten apo telefonatën me të bijën. Të gjitha këto e kanë portretizuar atë si një funalist të padiskutueshëm.
E sigurisht edhe Iliri e di mirë potencialin që ka në shtëpinë e “Big Brother”. Së fundmi, ai ka qenë duke biseduar me Big Maman e cila e ka cilësuar si “piper djegës”, referuar lojës së tij. Dhe, deklarata e Ilirit ishte me të vërtetë djegëse: “Unë i rrotulloj këta këtu!”- ia ktheu ai.
Nuk e dimë se si do reagojnë banorët po të shohim çfarë ka thënë Iliri por me siguri kjo deklaratë do trazojë ujërat.