Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Imami për mandatet: Duhet mençuri, mund të çojë në shuarjen e PD

22:21 / February 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
imami
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për ish deputetin demokrat Arben Imami ky vendim kërkon një mençuri shumë të madhe, pasi mund të sjellë pasoja katastrofike për vendin, por edhe për PD-në.

Ai u shpreh se: “Ky është fundi, pas kësaj nuk ka. Ky vendim do një mençuri shumë të madhe që të mos sjellë pasoja katastrofike të vendit. Kostot politike mund të jenë shumë të mëdha, mund të çojnë deri në shuarjen e PD. Është një veprim që do matur mirë. Ai që do marrë vendimin e duhur dhe ta nxjerrë matanë. Zgjedhja është e vështirë. Mbështetjen e ka pasur, por përgjegjësia është e tij”.

Nga ana tjetër Artan Hoxha u shpreh se ky vendim erdhi në momentin e duhur pas mitingut, që i bën presion mazhorancës për të reflektuar.

 “Sot është marrë vendimi që qeverisë t’i bëhet presion përmes djegies së mandateve dhe mazhorancës i duhet dhënë kohë për të refketkuar punë ditësh a javësh. Nëse do reflektojë për të qenë dakord për marrëveshje për qeveri tranzitore, nëse nuk refkleton dhe mandatet do digjen afrimi i datës do rrisë presionin shoqëror dhe ndërkombëtar mbi këtë mazhorancë se opozita e ka ndarë menjden. Momenti i vendimit erdhi natyrshëm dhe nuk ndodh si një rrufe në qiell të pastër. Pas atij mitingu ishte momenti i duhur, para mitingut ishte mjet i parakohshëm për tu’ përdorur. Betejat e mëdha e përmirësojmë çdo organizëm”, u shpreh Hoxha.

I pyetur nëse Basha hap ofertën që Imami të rikthehet në PD si kontributor, ish deputeti demokrat tha se  kjo nuk mjafton, nëse Basha nuk ndahet nga kthetrat e Ramës. Imami shtoi: “Jo nuk mjafton. Nëse Basha për çfarëdo lloj arsyeje, nëse nuk denoncon traktatin e fshehtë të 17 majit, ky nuk bën dot opozitë se do t’i thotë ai artist. Ndarje e qartë e kreut të PD nga kthetrat e kreut të PS është në interesin tim si anëtar i PD dhe kjo është arsyeja themelore që unë të mbështes një akt që është më radikali dhe ekstremi. Është një vendim që do merret dhe është shumë serioz. Nuk mund të futem në lojëra politike”.

imami mandatet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.