Tashmë ka kaluar një muaj që prej fillimit të luftës Rusi-Ukrainë, e cila ka shkaktuar mijëra viktima, ka bërë miliona refugjatë të largohen nga vendi dhe ka shkatërruar qytete, por pavarësisht dëmeve të mëdha shkruan “la repubblica”, forcat e armatosura të Ukrainës kanë treguar dhe vazhdojnë të tregojnë një rezistencë të fortë.
Kujtojmë se më 24 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin filloi pushtimin e Ukrainës. Kjo konsiderohet si ofensiva më e madhe në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore, e cila nënkuptoi mundësinë e përshkallëzimit në një luftë bërthamore nëse Perëndimi do të ndërhynte.
Më poshtë po ju tregojmë disa nga fotot më të fundit në Ukrainë, ndërsa kishat dhe shtëpitë e shkatërruara mbajnë peshën kryesore të pushtimit rus.






